Sporti

Xabi Alonso do të marrë 30 milionë nëse shkarkohet nga Real Madridi

12/12/2025 09:39
nga:Mergim Rreci

Xabi Alonso nuk duhet të shqetësohet shumë për shkarkimin nga Real Madridi.

Pavarësisht se është cilësuar si njeriu që do të sillte një epokë të re te Real Madridi, ai përballet me shkarkimin nga klubi pas vetëm 28 ndeshjesh.

Pakënaqësia është e lartë tek drejtuesit e Realit, humbjet nga Manchester City dhe Celta brenda pak ditësh vetëm sa e kanë thelluar krizën dhe po shtohen spekulimet se Xabi së shpejti do të shkarkohet.

Ultimatumi për specialistin 44-vjeçar është një fitore në ligë kundër Alaves. Nëse ka një dështim tjetër, Alonso me siguri do të largohet.

Megjithatë, të paktën financiarisht, Xabi Alonso nuk do të largohet nga Madridi i pakënaqur. Ai është nën kontratë me Mbretërit deri në verën e vitit 2028 dhe ka një kontratë të madhe që do të duhet të paguhet plotësisht nëse shkarkohet.

“Real Madridi mund t’i paguajë mbi 30 milionë euro Xabi Alonsos dhe ekipit të tij për shkarkimin e tij. Paga e tij është rreth nëntë milionë euro neto në sezon”, pretendojnë mediat spanjolle.

Alonso me siguri do të përfitonte nga shkarkimi, por është e vështirë të besohet se ai do ta pranonte një fat të tillë, pavarësisht parave.

Ai ëndërronte të drejtonte Real Madridin, duke refuzuar ofertat nga Liverpooli dhe Bayern për të qenë atje.

/GazetaBlic Sport/