Përhapja e re ka arritur gjithashtu në kryeqytetin Pekin.
Autoritetet në qytetin kinez Wuhan, do të fillojnë të testojnë të gjithë popullsinë , pasi rezultoi një numër i vogël rastesh pozitive, transmeton lajmi.net.
Qyteti me 11 milionë njerëz u vu në qendër të vëmendjes pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë në vitin 2019.
Kina aktualisht po sheh një nga shpërthimet e saj më të mëdha këtë muaj, me 300 raste të zbuluara në 10 ditë.
Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe izolimit.
Autoritetet i kanë atribuar përhapjen e virusit variantit shumë ngjitës Delta dhe sezonit të turizmit vendas.
Njoftimi në Wuhan erdhi ndërsa Kina raportoi të martën 90 raste të reja me virus. Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e virusit brenda kufijve të saj.
Sidoqoftë, kjo përhapje e re, e cila u zbulua për herë të parë në mesin e punonjësve në një aeroport t në Nanjing, ka ngjallur shqetësim.
Autoritetet kanë testuar 9.2 milionë banorë të Nanjing tri herë dhe kanë vendosur mbyllje për qindra mijëra njerëz.
Përhapja e re ka arritur gjithashtu në kryeqytetin Pekin.