Skuadra e Empolit ka shënuar golin e dytë ndaj Romës në ndeshjen e xhiros së fundit të Serie A.
Golin e dytë dhe të fitores për Empolin në këtë duel e ka shënuar sulmuesi Mbaye Niang, përcjell GazetaBlic Sport.
Niang realizoi golin e dytë pas 93 minutave lojë, për t’i dhuruar tre pikët ekipit të tij.
Me këtë fitore, Empoli shkoi në 36 pikë, një më shumë se Frosinone, e cila u mposht 0:1 në shtëpi dhe ra nga elita e futbollit vendor.
Përveç Frosinones nga Serie A kanë rënë edhe Sassuolo dhe Salernitana.
/GazetaBlic Sport
NIANG SCORES!!!! EMPOLI ARE SAVED!!! pic.twitter.com/vRspn6ruy1
— Follow @footitalia1 (@footitalia2) May 26, 2024