Sporti

Wimbledon: Alcaraz fiton ndaj Rublev dhe kualifikohet në çerekfinale

07/06/2025 22:01
nga:Lorik J

Carlos Alcaraz e përfundon ndeshjen e raundit të 16-të dhe shkon në çerekfinale.

Kampioni në fuqi Carlos Alcaraz e siguroi vendin e tij në çerekfinalet e Wimbledon 2025 për meshkuj në tenis, pas një fitoreje të vështirë ndaj Andrey Rublev sot, më 6 korrik.

Alacaraz humbi setin e parë, por spanjolli ka rikthyer gjithçka në favorin e tij.

Alcaraz mposhti Rublevin 6-7(5), 6-3, 6-4, 6-4 në Fushën Qendrore dhe kaloi në çerekfinale.

Dy herë kampioni në fuqi do të përballet me Cameron Norrie në raundin tjetër.

/GazetaBlic Sport/