Sporti

Willy Caballero: Nëse Messi është mirë, edhe ne do të jemi mirë

06/13/2018 15:04
nga:Lorik J

Willy Caballero, portieri i ekipit kombëtar argjentinas, foli për formën e ekipit të tij para fillimit të Kupës së Botës.

Ai beson se kombëtarja e tij do të luajë mirë nëse Leo Messi është në formë më të mirë, shkruan GazetaBlic

“Shpresoj që Kampionati Botëror të fillojë mirë, nëse Leo është mirë, do të jemi mirë të gjithë”, tha Caballero.

Ai thotë se Argjentina është gati për Kupën e Botës.

“Do të jetë një kampionat i vështirë. Do të duhet të përdorim të gjitha elementet tona, kemi armët tona dhe shpresojmë të fillojmë me këmbë të djathtë.”

“Shpresojmë që ne mund të festojmë pranë Messit në çdo lojë, duhet të jemi të qetë, sepse Leo është shumë mirë”, përfundoi ai./GazetaBLIC/

11/18/2018 10:00

Messi kërkon katër përforcime për ta rikthyer Barcelonën e dikurshme