Lajme

William Walker tregon se si ishte mashtruar nga Hashim Thaçi

01/15/2017 12:25
nga:Gazeta Blic

William Walker këto ditë po qëndron në Kosovë për ta përkujtuar 18 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Walker mbrëmë ka qenë I ftuar në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini, ku përveç shumë temave ai ka folur edhe për mashtrimet që I’a ka bërë Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi.

Walker ka thënë se Thaci është një burrë I pashëm por nuk e admiron atë.

“Ai është burrë i pashëm”, por nuk jam admirues I tij, e vetmja gjë që Thaçi di të bëj, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët” tha Walker.

Walker konsideron se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.

“Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker.

Sipas Walker, Thaçi është njeri interesant, por thotë se koha e tij ka kaluar.

“Ka qenë kryeministër tash president. I ka kaluar koha”, thekson Walker.

I pyetur se a ka qenë e mundshme që Thaçi t’i bëj gjërat më mirë, Walker përgjigjet: “Absolutisht po.”

Kritikat e Walker ndaj Thaçit fokusohen në periudhën e paspavarësisë.