Sporti

Wilder dhe Fury do të ndeshen sërish, e konfirmon njëri nga bokserët

02/25/2020 09:17
nga:M K

Të shtunën në mbrëmje (të dielën në mëngjes, sipas kohës tonë lokale) në arenën ‘MGM Grand’ në Las Vegas, Tyson Fury mposht Deontay Wilder në raundin e shtatë, për t’ia marrë kështu titllin WBC në kategorinë e rëndë.

Ishte kjo përballja e dytë mes tyre pas duelit që u mbyll me barazim në dhjetor të vitit 2018, përcjellë GazetaBlic.

Wilder ndërkaq, duket se do të kërkojë rimeç. Ka qenë vet bokseri amerikan që në një pronconim për The Athletic ka thënë se do ta aktivizojë klauzolën për t’u ndeshur sërish me të.

Kujtojmë pas humbjes, ai ishte arsyetuar me faktin se pajisjet sportive, gjegjësisht kostumi që e kishte veshur ndikoi negativisht, pasi ishte goxha i rëndë dhe ia kishte lodhur këmbët.

/GazetaBlic/

06/10/2020 23:48

Joshua – Fury, pikë e veçantë marrëveshjeje për ndarjen e fitimit