Geek

WhatsApp i rremë shkarkohet një milion herë nga Play Store

11/07/2017 13:17
nga:M H

Google ka larguar versionin e rrem të aplikacionit të popullarizuar WhatsApp nga Play Store, pasi që ishte shkarkuar një milion herë, transmeton KosovaPress.

Nën emrin “Update WhatsApp Messenger“, shkruante se është firma e njëjtë e cila prodhon edhe chat-in origjinal “WhatsApp Inc.“

Megjithatë, shfrytëzuesit e Reddit, të cilët kërkuan kodin e burimit të aplikacionit, kanë vërejtur se aplikacioni i rrem ka përdorur karaktere të padukshme në fund të emrit të prodhuesit, dhe është dukur identik me kompaninë e vërtetë.

Aplikacioni vazhdimisht ka emituar reklama dhe te disa përdorues ka instaluar softuer.

11/03/2017 11:52

Shuhet WhatsApp, nervozon miliona përdorues