Geek

Whatsapp bie nga sistemi, probleme me pranimin e mesazheve të reja

07/14/2020 22:24
nga:L I

WHATSAPP ka rënë nga sistemi dhe përdoruesit po ankohen se aplikacioni nuk po lidhet me rrjet dhe se nuk mund të kontrollohen mesazhet e reja, përcjellë GazetaBlic.

Monitorimi i pavarur i ndërprerjeve Down Detector ka regjistruar sot një raport të madh në WhatsApp.

88% e raportuesve kanë probleme me kyçjen në rrjet me aplikacion, ndërsa përdorues tjerë kanë probleme me pranimin e mesazheve të reja.

Down Detector thotë se çështjet me WhatsApp prekin kryesisht përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, SH.B.A. dhe Evropë.

/GazetaBlic