Sporti

Werner refuzon të luajë në Ligën e Kampionëve

06/16/2020 12:54
nga:M K

Ylli i Leipzigut, Timo Werner duket se ka refuzuar të luajë me skuadrën aktuale në garat e Champions në muajin Gusht.

Të paktën kështu raportojnë mediat më të mëdha të sportit, që kanë lënë të nënkuptohet se kalimi i tij në Londër është çështje ditësh, përcjell GazetaBlic.

Chelsea thuhet të ketë paguar klauzolën prej 60 milionë eurosh për të, ndërsa lojtari dëshiron që me të përfunduar sezonin në Bundesligë, e që pritet të ndodhë pas afro 11 ditësh, të kalojë menjëherë në ishull.

Kjo do ta ndihmonte atë të përshtatej me jetën në Angli, dhe gjithashtu do të bëhej gati për edicionin e ri në Premier Ligë që me gjasë do të fillojë në shtator.

24 vjeçari ka qenë tejet i kërkuar edhe nga Liverpooli, por që duket se “të kaltërit” kanë qenë më konkretë në kërkesat e tyre.

/GazetaBlic/

05/20/2020 15:44

Werner: Ose në Liverpool, ose edhe një vit në Leipzig