Sporti

Werner: Ose në Liverpool, ose edhe një vit në Leipzig

05/20/2020 15:44
nga:M K

Ende është e paqartë situata rreth të ardhmes së futbollistit gjerman.

Gjermani 24 vjeçar po kërkohet me ngulm nga shumica e skuadrave evropiane, megjithëse duket të mos jetë i vendosur ende për destinacionin tjetër në karrierë, përcjell GazetaBlic.

Përderisa Napoli e Liverpool janë ekipet më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e 24 vjeçarit, sipas mediave ndërkombëtare ai ka thënë se ose do të vendos që ose të kalojë në Liverpool këtë afat kalimtar, ose do të qëndrojë edhe një vit tjetër në Leipzig.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afat kalimtarin të verës, teksa Milot Rashica përmendet si zëvendësuesi i mundshëm i tij te skuadra nga “Red Bull Arena”.

/GazetaBlic/

06/16/2020 12:54

Werner refuzon të luajë në Ligën e Kampionëve