Sporti

Werner dhe Ziyech arrin nesër tek skuadra e Chelseat, lojtarët do të stërviten individualisht

06/30/2020 17:10
nga:Lorik J

Frank Lampard ka thënë se nënshkrimet e reja, Timo Werner dhe Hakim Ziyech mund të stërviten veçmas për të siguruar që ata të arrijnë formën optimale për sezonin e ardhshëm.

Ziyech dhe Werner zyrtarisht kalojnë tek skuadra e Chelseat të Mërkurën nga Ajax dhe RB Leipzig përkatësisht, por nuk kanë të drejtë të luajnë për pjesën tjetër të sezonit për shkak të rregullave të regjistrimit, përcjell GazetaBlic.

I pyetur në lidhje me planet e tij për Ziyech dhe Werner, Lampard tha: “Unë jam duke menduar për progresin e tyre që tani. Ata bëhen lojtarët tanë. Hakim nuk ka luajtur për një kohë dhe Timo përfundoi sezonin në fundjavë. Ne do të formulojmë një plan për ta i cili do të duket pak më ndryshe individualisht, do të thotë ndonjë punë fizike në një afat të shkurtër.”

“Për sa i përket dy lojtarëve individualisht, ne duhet të sigurohemi që ata do të arrijnë me formë të mirë dhe freski për sezonin e ardhshëm. Ata do të kenë një pushim më të gjatë se lojtarët që kemi marrë tashmë në skuadër. Përparësia absolute është të sigurohemi që ata janë të freskët dhe të gatshëm për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Lampard.

/GazetaBlic/