Sporti

Werder Bremen dëshpëron në ndeshjen ndaj Heidenheim

07/02/2020 22:22
nga:Lorik J

Skuadra e Werder Bremenit ka dështuar të fitojë ndeshjen e parë ndaj Heidenheim.

Werder Bremen ka barazuar me rezultatin 0:0 ndaj Heidenheim, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e ardhshme, raporton GazetaBlic Sport.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica u paraqit për 90 minuta në këtë sfidë, por pa bërë ndikim të madh.

Vlen të potencohet se Werderi e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi Moisander u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë me kartonin e 87 të sfidës.

Ndeshja e ardhshme dhe vendimtare luhet të hënën e ardhshme nga ora 20:30.

/GazetaBlic