Sporti

Wenger afër që të marrë një rol në FIFA

09/12/2019 19:42
nga:Lorik J

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pritet që të kthehet në futboll duke marrë një rol teknik në FIFA.

Goal mëson se ai së shpejti pritet që të konfirmohet në rolin e ri por që bisedimet me organizatën më të madhe të futbollit në botë janë stërzgjatur.

Ai do të marrë përgjegjësitë të cilat i ka mbajtur Zvonimir Boban i cili e la detyrën e Zëvendëssekretarit të përgjithshëm të FIFA për t’u bërë zyrtari kryesor i futbollit te Milan.