Sporti

Welbeck pëson një lëndim ‘horror’

11/08/2018 22:06
nga:Lorik J

Skuadra e Arsenalit është duke u takuar me Sportingun, në kuadër të fazës së grupeve të Europa Legaue.

‘Topçinjtë’ kanë humbur sulmuesin e tyre, Danny Welbeck në pjesën e parë – pasi sulmuesi anglez ka pësuar një dëmtim ‘horror’, shkruan GazetaBlic.

Pas një goditje me kokë në zonën e kundërshtarit, Welbeck është rrëzuar në tokë – ku edhe ka lënduar këmbën e tij.

Ai nuk ka mundur të vazhdojë, pasi në plan të parë lëndimi i tij duket shumë serioz. Welbeck u detyrua të largohet nga fusha, ndërsa vendin e tij e ka zënë sulmuesi tjetër i Arsenalit, Pierre Aubameyang.

Vlen të ceket se pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin 0-0.

/GazetaBlic/