Dy ditë përpara se Anglia dhe Spanja të përballen në Berlin për finalen e Euro 2024, Watkins kujtoi momentin më të mirë të karrierës së tij… kur shënoi golin ndaj Holandës, që do të kualifikonte “Tre Luanët” në finale.
“Një ndjenjë e pabesueshme. Isha i tronditur nga ajo që bëra, e dija që do të shënoja nëse do të aktivizohesha, e kisha atë ndjenjë. Kam punuar shumë për të arritur në këtë moment. Unë jam gati kur ekipi të ketë nevojë për mua. Shpresoj të kem fatin të dal sërish në fushë dhe të jem në gjendje të shënoj”, tha sulmuesi Evertonit në një konferencë për shtypin.
Watkins e pranon se Spanja është favoritë duke iu referuar skuadrave që ka arritur të mposhtë në këtë Europian.
“Mendoj se jemi shumë të fortë, por Spanja kishte ndeshje të vështira, kishte kundërshtarë më të vështirë se ne. Italia, Gjermania, Franca… janë skuadra të mëdha. E kuptoj atë që thonë, ata janë ndoshta skuadra më e mirë në kompeticion deri tani. Nuk na intereson se si e fitojmë, ne duam ta fitojmë finalen.”
Sa i përket Lamine Yamal, i cila gjithashtu shënoi një gol të bukur në gjysmëfinale, anglezi 28-vjeçar nuk ka veç lëvdata për talentin e Barcelonës:
“Jam i sigurt që në atë moshë as që e mendoja për një finale Evropiani. Ai është një lojtar mbresëlënës, të gjithë e kemi parë se çfarë është i aftë të bëjë. Ai është talent, shënoi një gol të madh në gjysmëfinalen e Euros në atë moshë. Ai e ka botën në këmbët e tij, është me kilometra larg meje në moshën 16-vjeçare. Nuk mund ta imagjinoj. Natyrisht me mediat sociale… presioni i të qenit te Barcelonë, aktivizimi te Spanja… Ai duhet të ketë njerëz pranë për ta mbajtur në tokë.”
I pyetur nëse nëse Jude Bellingham duhet ta fitojë Topin e Artë nëse anglezët fitojnë Kampionatin Evropian, përgjigja ishte pozitive:
“Ai duhet ta fitojë Topin e Artë, pavarësisht se rezultatit të finales. Mënyra se si luan, me besim, me pjekuri… E mbaj mend kur ishte 16 vjeç, kishte besim. Nuk jam i befasuar nga ajo që ai po bën.”