Sporti

Wanda: Sampaoli një trajner i dobët, Icardi është sulmuesi më i mirë i Argjentinës

07/17/2018 18:20
nga:Lorik J

Gruaja e Mauro Icardi, Wanda Nara tha se Argjentina duhej të shkarkonte Jorge Sampaoli dhe të sillte një trajner që nuk do të lejohej të ndikohet nga lojtarët.

Ish trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli nuk kishte ftuar Mauro Icardin për Kupën e Botës 2018 dhe kjo shkaktoi bujë të madhe, shkruan GazetaBlic

“Nuk ishte surprizë që Mauro nuk ishte thirrur nga Sampaoli, sepse ai e dinte se kishte lojtarë të tjerë që meritonin të thoshin lamtumirë kombëtares duke luajtur një Kupë të Botës”, tha Wanda për revistën italiane Gente.

“Argjentina luajti keq. Në mënyrë që gjërat të ndryshojnë, ne kemi nevojë për një trajner me karakter, i cili nuk do të ndikohet kur merren vendimet e tij.”

“I thashë Sampaolit se Mauro është numri 9 më i mirë, por ai është gjithashtu dikush që mund të ndryshojë skuadrën në një mënyrë pozitive. Icardi është një udhëheqës, një kapiten dhe ka një personalitet pozitiv”, përfundoi agjentja e Icardit, Wanda Nara.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore