Sporti

Wanda Nara pas gabimit të Icardit: Kjo i ndodhë atyre që kanë ‘topa’

05/27/2019 11:01
nga:Lorik J

Gruaja dhe agjentja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, ka thënë se gabimet ndodhin dhe një gjë e tillë u dëshmua kur sulmuesi humbi penalltinë kundër Empolit.

Ajo ka thënë se kjo i ndodh vetëm lojtarëve që kanë “topa” dhe se edhe lojtarët më të mirë bëjnë gabime – përcjell GazetaBlic.

Penalltia e humbur e Iardit gati i kushtoi nerazzurrëve me një vend në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, por goli i vonë i Radja Nainggolan siguroi se ata përfunduan brenda katër ekipeve në Serie A.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, arritëm atë që dëshironim dhe tani fillojmë përsëri për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, gabimi i Mauro mund të ndodhë, këto janë gjëra që u ndodhin atyre që kanë topa”, tha Wanda Nara.

“Stadiumi reagoi keq. Edhe Messi dhe Ronaldo kanë bërë gabime, kjo mund të ndodhë me të gjithë”, përfundoi ajo.

/GazetaBlic/