Lajme

Walkeri sqaron videon e shumëkomentuar ku nuk ia zgjat dorën, Thaçi buzëqesh

01/19/2020 12:10
nga:B. D

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker sapo është takuar me presidentin Hashim Thaçi. Siç nuk ndodhë zakonshëm, presidenti e ka pritur në takim Walkerin në ditën e dielë.

Në një video të dalë para dy dite në media, Walker shihet duke mos ia zgjatur dorën presidentit Hashim Thaçit. Por tani në një konferencë për media, William Walker foli për këtë pjesë dhe tha se ai e respekton presidentin e Kosovës.

Ai theksoi që nuk e ka anashkaluar Thaçin, teksa presidenti i buzëqeshi.

“I kam folur, dhe ja ku po ja zgjasë dorën edhe njëherë këtu përpara jush’’, tha Walker.

Walker shtoi se Kosova për këto 20 vite po zhvillohet dhe është krenarë për atë se çfarë ka bërë për Kosovën.

VIDEO – Thaçi në pozitë të rëndë, i zgjatë dorën Walkerit, ai e injoron keq

09/24/2020 22:05

Thaçi tregon se a do të kandidojë si president edhe për një mandat