Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ky takim do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00, transmeton GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që kërkojnë trofeun më të madh evropian për klube.
Për ata që kanë menduar se Borussia Dortmund nuk ka tifozë në Kosovë, kanë gabuar shumë. Madje, mund të themi që skuadra gjermane ka një tifoz të cilin do ta kishin lakmi shumë skuadra të tjera.
Ilir Kolaj, është një tifoz i Dortmundit nga Klina, i cili ka lidhje të fortë emocionale me klubin nga Gjermania.
Kolaj është tifoz i verdhëzinjëve që nga mosha 5 vjeçare, kurse e ka vendosur logon e skuadrës në shtëpinë e tij ku banon në Zllakuqan. Këtë gjë e bëri në vitin 2015, nga dashuria e madhe për ngjyrat e klubit, të cilin e ka shikuar nga afër në stadium në disa raste.
Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, ai është prononcuar para finales së madhe mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.
Ai tha se është i bindur që skuadra gjermane mund ta fitojë finalen e madhe, pavarësisht se luan ndaj një kundërshtari të madh siç është Real Madrid.
Ai përmendi edhe motivin që kanë futbollistët nga tifozeria më e mirë në botë sipas tij, kurse dha meritat për ‘Mbretërit’ nga Spanja, që i vlerëson si më të mirët në histori të Ligës së Kampionëve.
Ja intervista e tij e plotë: