Lajme

VV zyrtarisht propozon 14 ministri dhe formulim konsensual për Presidentin

01/14/2020 18:30
nga:B. D

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Besnik Bislimi ka publikuar propozimin e VV-së për arritjen e koalicionit me LDK-në e Isa Mustafës, shkruan GazetaBlic.

Ai thotë se në ofertën e Kurtit që i është ofruar Mustafës, VV propozon shtimin e numrit të ministrive, nga 12, në 14 ministri.

Bislimi po ashtu bën me dije se ka konfirmuar se do të bëjnë një formulim të përbashkët edhe për çështjen e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Kjo është oferta e fundit e VV-së:

1. E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së.

2. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, ashtu që Kultura dhe Rinia i bashkangjiten Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa Sporti i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal janë dy nga tri ministritë që u jipen pakicave. Ministria e tretë është ajo për Komunitete.

3. Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi presidentit aktual, përpjekjen për koncensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ish PAN-in.
Shpresoj ta pranoni propozimin tonë dhe pa humbur kohë ta formojmë qeverinë e ta zbatojmë programin e harmonizuar qeverisës.

PROPOZIMI I VETËVENDOSJES PËR ARRITJEN E KOALICIONIT ME LDK-nëNë takimin e fundit me ekipin e LDK-së na është thënë që…

Publiée par Besnik Bislimi sur Mardi 14 janvier 2020

05/31/2020 17:03

Bislimi i del në krahë Kurtit, i reagon ashpër Thaçit e Hotit!