Lajme

VV refuzoi edhe publikisht ofertën e LDK-së: Këto janë propozimet që Albin Kurti ia ka bërë Isa Mustafës?!

01/12/2020 18:37
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese që lëshoi për media, ka njoftuar që nuk do të lëshoj pe për postin e kryetarit të Kuvendit, duke e refuzuar kështu edhe ofertën e fundit që e kishte dhënë LDK e Partisë së Kurtit.

Në ofertën e fundit që LDK ia kishte bërë Vetëvendosjes, e të cilin e kishte përmendur sot edhe Albin Kurti në takim me kryetarët e Qendrave të VV-së, Gazeta Blic mëson se ndër të tjera kërkohej që për 1 vjet, gjegjësisht deri në zgjedhjen e presidentit, kryetari i Kuvendit t’i kthehej partisë së Mustafës.

”Në momentin që zgjedhet për president i propozuari nga LDK, Vetëvendosjes do t’i kthehej posti i kryetarit të Kuvendit. Ministritë do të ndahen 5 me 5”, kjo ishte oferta e LDK-së, për të cilën Gazeta Blic ka marrë vesh nga burime brenda takimit.

Oferta e fundit e LDK-së për VV-në

Vetëvendosje sot e tha përfundimisht që e refuzon këtë ofertë, pra që kryetari i Kuvendit nuk do t’i jeprt
LDK-së.

“Ajo që ne nuk do të bëjmë është të kthehemi në kohë dhe të pretendojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur.Gjërat kanë ndodhur, takimet dhe përpjekjet tona kanë ndodhur, ofertat tona kanë ndodhur, afatet kushtetuese kanë ndodhur, seanca konstituive e Kuvendit ka ndodhur. Pra, nuk mund të shtiremi se këto ngjarje e këto afate nuk kanë ndodhur e nuk i ka parë i gjithë populli”, thuhej në njoftimin e VV-së, ku citohet Kurti.

Ndërkohë, për disa propozime që sot përmendi Albin Kurti, Gazeta Blic ka marrë vesh se janë refuzuar nga LDK.

“Propozimet e Vetëvendosjes kanë të bëjnë me atë që LDK të marrë 1 ministri shtesë për postin e kryetarit të Kuvendit.

”Vetëvendosje ka propozuar 6 ministri për LDK e 4 për VV. Në momentin që zgedhet për president i propozuari nga LDK, një ministri t’i kthehet VV-së. Pra, pas një viti VV ta ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe 5 ministri, derisa LDK ta ketë presidentin dhe 5 ministri”, thonë burime të Gazeta Blic.

Mirëpo, sipas këtyre burimeve, LDK nuk po pajtohet në asnjë mënyrë që ta marrë një ministri për postin e kryetarit të Kuvendit.

”LDK me çdo kusht e do postin e kryeparlamentarit. Për ministri në kompensim të kryetarit të Kuvendit as që ka pranuar të diskutoj LDK”, thonë burime të Gazeta Blic.

Sipas burimeve, VV është shprehur e gatshme për çdo diskutim në lidhje me postet qeveritare dhe e gatshme të bëjë kompromise.

Albin Kurti sot para kryetarëve të Qendrave të Vetëvendosjes ka folur për propozimet që janë dhënë nga VV e LDK gjatë të mërkurës e të enjtes, por pa dhënë detaje.

“Mirëpo, unë e di se ajo që ju jeni të interesuar sot është të dini se ku ndodhemi tash dhe çfarë na pret në ditët në vazhdim. Në takimin e mbajtur të mërkuren, të dyja palët kemi bërë nga një propozim. Pra, kishte lëvizje. Të enjten, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi bërë edhe dy propozime të reja. Për propozimin tonë të fundit na është thënë që do të trajtojnë në organet e tyre, meqenëse ky propozim ishte risi. Derisa nuk mund të flas se cila është përmbajtja e tij dhe çfarë do të bëjmë ne, pasi që kjo është pjesë e negociatave, unë mund të flas për atë se çka nuk do të bëjmë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar edhe nga LDK edhe nga Vetëvendosje të marrë një qëndrim zyrtar, por që nga asnjëra parti nuk kanë dashur të flasin.

Sidoqoftë Kurti ka theksuar se është duke pritur përgjigje zyrtare nga LDK për propozimin që ka bërë VV në takimin e fundit.

Detajet i gjeni brenda linkut në vazhdim:

 

Albin Kurti: Nuk tërhiqemi për kryetarin e Kuvendit, po presim përgjigjen e LDK-së për ofertën e fundit

Analistët politik e kanë komentuar takimet dhe ofertat e fundit nga të dy partitë politike.

Analisti politik, Arton Demhasaj, në një prononcim për GazetaBlic thotë se situata politike në vend e bllokuar, e sipas tij takimet e fundit VV-LDK janë bërë shumë të vështira sa që askush më nuk po e di se çfarë po ndodhë dhe se a mundet që gjatë kësaj jave të ketë një marrëveshje mes tyre apo jo.

Demhasaj thotë se takimet mes këtyre dy subjekteve politike janë bërë të çuditshme, sapo mendohet se janë afër një marrëveshje, dikush nga këto dy subjekte del dhe e ndryshon këtë mendim duke thënë se janë larg kësaj të fundit.

“Aq vështirë është bërë nga këto takimet e VV-së dhe LDK-së që më asnjëherë nuk po dihet se çfarë po mendojnë, ndoshta bash atëherë kur nuk presim mundet edhe me pas marrëveshje, por duke marrë parasysh lëvizjet e takimeve që kanë qenë deri më tash që ka pasur oferta dhe kundëroferta nga dy partitë politike se si me dal nga ky ngërç dhe me shku në një marrëveshje dhe nuk është tejkaluar asnjëherë që me pas mirëkuptim nga dy subjektet, kështu që është vështirë të mendohet se a mundet këtë javë me ndodhë apo jo”, tha Demhasaj.

Demhasaj shtoi se është shumë e vështirë tani më të analizohen këto takime dhe se si munden të vazhdojnë pasi që VV-LDK vazhdimisht po befasojnë.

“E kam problem me analizu dhe me jap një prognozë të qartë se çfarë mundet me ndodhë, gjithçka është e paparashikueshme duke marrë parasysh këta 3 muajt e fundit”, tha ai për GazetaBlic.

Ai shton se mundet të ketë marrëveshje, por edhe e kundërta mundet të ndodhë dhe të mos ketë asnjëherë një mirëkuptim mes VV e LDK.

“Mundet me pas marrëveshje, por mundet krejt komplet me përfundu ky cikël i bisedimeve dhe mos me pas asnjëherë marrëveshje mes këtyre dy subjekteve politike”, tha ai.

Demhasaj tha se që nga takimi i fundit të enjten që kanë pasur VV-LDK, pret të ndodhë edhe një takim tjetër mes liderëve e nëse nuk ka afrim qëndrimesh atëherë që të dyja palët duhet të dalin para publikut ta pranojnë se është e pamundur të ketë marrëveshje mes tyre dhe të hapin rrugë drejt zgjidhjes, që të ketë zgjedhje ose të krijohet një Qeveri gjithëpërfshirëse.

“Në takimin e fundit kanë qenë dy oferta nga LDK dhe VV, unë po pres edhe një takim të zhvillohet në mes dy liderëve me pa se a kanë pasur apo jo ofrim të qëndrimeve dhe nëse nuk ka ndodh kjo atëherë që të dy janë të obliguar të dalin para publikut dhe të sqarojnë opinionin se nuk po arrijnë të kenë marrëveshje dhe ta lënë ose të shkoj vendi përsëri në zgjedhje ose të hapin rrugë që të krijohet një Qeveri gjithëpërfshirëse me kalu nga kjo gjendje që jemi sot sepse kështu nuk mundemi me vazhdu të bllokuar sepse edhe 1 muaj e gjysme duhet të miratohet Ligji për buxhet ose në mars do të jetë i bllokuar”, tha ai.

Demhasaj tha se që të dyja partitë nganjëherë po japin shenja pozitive për vazhdimin e bisedimeve kështu duke rritur edhe entuziazmin e krijimit të Qeverisë së re, por që nuk shkon larg dhe ky entuziazëm bie përsëri në tokë.

“Entuziazmi njëherë është pozitiv që një marrëveshje mund të ndodhë, ndërsa pas 2-3 ditëve entuziazmi është negativ që po mundësohet arritja e marrëveshjes, në një anë pamë Hazirin që tha se një marrëveshje është e mundshme e në anën tjetër Veliu thotë se marrëveshja është larg, është problem me analizu këtë situatë se çfarë është duke ndodh”, tha ai.

“Janë dy subjektet e para në zgjedhjet e 6 tetorit, kanë harmonizu programin e tani kanë mbet në ndarjen e pozitave, kur po shohim se nuk po arrijnë të gjejnë mirëkuptim atëherë është problem me kuptu entuziazmin e tyre”, shtoi ai për GazetaBlic.

Analisti i njohur tregon se a do të arrihet javën e ardhshme koalicioni VV-LDK

VV gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen parë me Qendrat e VV-së për vitin 2020, ku lideri i VV-së, Albin Kurti, ka folur për situatën politike në vend.

Kurti ka thënë se koha nuk kthehet prapa, kështu që VV nuk heq dorë nga kryeparlamentari e që tani po pret përgjigje nga LDK sa i përket ofertës së fundit që i ka bërë, ndërsa shton se qytetarët duhet të kenë durim për këtë marrëveshje pasi që me LDK-në është e vështirë të diskutohet për bashkëqeverisje.

Në vazhdim gjeni deklaratën e plotë të këshuar pas këtij takimi:

Albin Kurti: Nuk tërhiqemi për kryetarin e Kuvendit, po presim përgjigjen e LDK-së për ofertën e fundit

 

 

05/28/2020 22:56

‘Mbështetësit e Albin Kurtit’: S’ka ma pika t’kuqe, shihemi n’shesh