Lajme

VV publikon video të re nga arrestimet e aktivistëve (Video)

04/16/2018 16:12
nga:M H

Një video e re e arrestimeve që Policia e Kosovës u ka bërë aktivistëve të SKV-së, është publikuar në rrjetet sociale.

Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon duke thënë se dhuna e Policisë ndaj këtij grupi ishte e paparë.

“Besoni se kurrë në jetën time nuk kam parë dhunë më të shfrenuar ndaj dikujt. Skena të tilla janë tronditëse edhe në filma se lëre më në realitet.” ka shkruar Azemi në videon që e ka bërë publike raporton GazetaBlic.

“Isha dëshmitar në mesin e shumë studentëve atë ditë.

Besoni se kurrë në jetën time nuk kam parë dhunë më të shfrenuar ndaj dikujt. Skena të tilla janë tronditëse edhe në filma se lëre më në realitet.

Pushteti lëshoj propaganda të ndryshme për ta arsyetuar e për ta tjetërsuar intervenimin që qëllim kishte veç rrahjen brutale të aktivistëve.

Po e ndaj me ju një video (pjesë të shkurtër) ku më shumë dëgjohen zëra sesa pamje, mirëpo sado pak shihet egërsia, terrori i paparë ndaj aktivistëve studentë. Që u rrahen se janë studentë aktivë, dhe u dërguan në paraburgim që lëndimet e tyre të rënda të mos shihen.” ka shkruar Azemi.

Policia e Kosovës kishte arrestuar ditë më parë gjashtë aktivistë të SKV-së, me arsyetimin e prishjes së rendit dhe qetësis, manifestim pa leje, si dhe sjellje te dhunshme.

Të arrestuarit janë këta

E. Sh, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

K. M, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

P. D, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

J. Sh, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

K. M, mashkull, 24vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

H. Sh, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës./GazetaBlic/

 

 

 

12/19/2018 00:26

Historia prekëse: Mamaja rrëfen se si u detyrua ta abortoj bebën 16 javëshe