Lajme

VV përfundimisht i kthen përgjigje LDK-së: Harrojeni, nuk kthehet vendimin për Veliun. Të kërkoj falje Isa Mustafa

03/21/2020 21:50
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri i vendit, Haki Abazi ka theksuar se vendimi i Kryeministrit Kurti për Agim Veliun nuk do të kthehet, raporton Gazeta Blic.

”Vendimi i kryeministrit nuk kthehet”, ka theksuar Abazi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sipas tij, LDK mund ta propozoj një emër tjetër dhe ne jemi në pritje.

Ai ka theksuar se nëse Agim Veliu del e kërkon falje për gjendjen e jashtëzakonshme, poashtu nëse edhe Isa Mustafa kërkon falje pse e kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pa konsulltim me kryeministrin Kurti, atëherë do të ishte një moment i ri, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se sa të jetë Albin Kurti kryeministër nuk do të ketë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi është munduar që përmes së gjendjes së jashtëzakonshme ta përdor ushtrinë.

 

Abazi: Çështja e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë skenar mes LDK-së dhe presidentit Thaçi

05/31/2020 20:44

Hapja e kafiterive, çerdheve e kufijve, këto janë vendimet që morri sot Qeveria Kurti!