Lajme

VV pa 7 deputetë, kërkon shtyrjen e votimit të rekomandimeve për rastin Dehari

03/23/2018 10:58
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kërkuar të shtyhet pika e rëndit të ditës, votimi për rekomandimet për rastin Dehari, deri në lirimin e deputetëve të Vetëvendosjes që u arrestuan pasi hodhën gaz lotsjellës në seancën e së mërkures.

Konjufca ka thënë se për shkak të arrestimit të shtatë e deputetëve është e pamundur votimi. Me këtë janë pajtuar të gjitha grupet parlamentare.

“Për shkak të seancës së demarkacionit dhe arresimit të deputetëve, sot janë pamundësua kushtet për të trajtuar këtë pikë të rëndit të ditës se na mungojnë shtatë deputetë. Kjo pikë e rëndit të ditës nuk mund të diskutohet pa deputetët e VV-së”, ka thënë Konjufca.

Edhe shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, është pajtuar me ish bashkëpartiakun, ndërsa Memli Krasniqi i PDK’së edhe pse nuk ishte kundër kësaj kërkese, tha se çështjet me të cilat merret drejtësia nuk duhet të përfshihet në çështjet e Kuvendit.

12/04/2019 22:10

Pallaska thotë se Konjufca dje shantazhoi publikisht LDK-në për të arritur marrëveshje