Është mbledhur dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku po diskutohet e votohet kryetari dhe asamblistët për kryeqytetin.
Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se aktualisht i vetmi kandidat në garën e brendshme është Arben Vitia, por ende nuk ka diçka zyrtare.
Votimin në këtë degë e ka konfirmuar edhe Mefail Bajçinovci, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet duke e hedhur votën ne kuti.