Lajme

VV me shumicë votash miraton koalicionin me LDK-në

02/02/2020 22:15
nga:Norë Kelmendi

Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar me shumicë votash koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përmes një referendumi që filloi sot në këtë parti, shkruan GazetaBlic.

Nga VV-ja thonë se koalicioni u miratua me 95.99 përqind të votave pro.

Shkrimi i plotë:

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot sipas parimit “një anëtar-një votë”, baza e Lëvizjes Vetëvendosje! votoi me demokraci direkte për koalicionin e kësaj partie me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 95.99 për qind pro dhe 3.64 për qind kundër, derisa votime të pavlefshme janë 0.37 për qind.

Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit, thuhet në njoftimin e Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

MIRATOHET ME SHUMICË DËRRMUESE KOALICIONI LVV-LDKNë zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot sipas parimit “një…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Dimanche 2 février 2020

 

04/14/2020 18:47

EKSKLUZIVE: Këta janë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që votuan kundër kaolicionit me AAK dhe Nisma (EMRAT)