Lajme

“VV-ja nuk hyn as në qeveri gjithëpërfshirëse me LDK-në, LDK-NISMA-AAK pa shpresë nëse Kurti nuk lëshon pe”

04/05/2020 18:15
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,para pak ditësh se nuk duhet të ketë zgjedhje të jashtëzkonshme në këtë periudhë pasi që sipas tij nuk ka as disponim për këtë proces, shkruan GazetaBlic.

Kreu i LDK-së, tutje ka thënë se tha se partia e tij është e gatshme që të formojë një qeveri me shumicë parlamentare, por se këtë nuk e bën me Vetëvendosjen.

Me partnerin që udhëhoqi 52 ditë qeveri, LDK thotë se do të mund ta bënte bashkë vetëm qeveria gjithëpërfshirëse.

Por sipas analistit politik, Arton Demhasaj, Vetëvendosja nuk do të bashkohej as në një qeveri gjithëpërfshirëse me LDK-në, e sidomos pasi që kjo e fundit e rrëzoi qeverinë e Kurtit.

Demhasaj thotë për GazetaBlic, se VV-ja nuk do ti kalojë inatet politke me LDK-në për një kohë të shkurtë.

“Jo nuk është opsion që e besoj që shumë mundet me ndodhë për shka k që kemi pa edhe në të kalumën deklaratat e zyrtarëve të VV-së, që kanë qenë kategorikisht kundër një qeverie gjithë përfshirëse, ka shumë arsye pse ata janë kundër dhe pse unë nuk e besoj që mundet me ndodhë, e para unë nuk besoj që mundet me pasë një qeveri VV-ja me LDK-në ku LDK-ja sapo e rrëzoj qeverinë e Kurtit dhe nuk e besoj që tash kaq shpejtë arrijnë me i tejkalu inatet politike dhe gjithë ato që kanë ndodhë, poashtu kjo është për shkak të PDK-së, ku vazhdimisht VV-ja ka qenë kundërshtuese e saj, dhë tash nëse këta përfundojnë në një qeveri me PDK-në, kjo ja u zbeh gjithë atë qëndrimin që e kanë pasë tash e 10 vite”, thotë Demhasaj për GazetaBlic.

Ndërsa për mundësinë e koalicionit LDK-NISMA-AAK, Demhasaj thotë se është një opsion i mundshëm, por i cili nuk shpie drejtë formimit të qeverisë, nëse VV-ja nuk heqe dorë dhe dërgon emrin e kandidatit për kryeministër tek presidenti Thaçi.

“Sa i përket opsionit të dytë të z.Mustafa, LDK-AAK-ja me Nismës mundet mekriju qeveri, por ky opsion mundet me ndodhë vetëm nëse VV-ja heq dorë nga kandidati për kryeministër, lëshon pe dhe lëshon rrugë, mos të harrojmë që në kushtetutë ekziston në afat ku VV-ja është e obligume me dërgu emrin për kryeministër dhe mundet me mbajtë çështjen të bllokume si të tillë, dhe presidenti nuk mundet me nominu askënd deri sa VV-ja e dërgon emrin dhe situata mundet me u blloku dhe me u shkaktu një krizë e thellë parlamentare e që pastaj presidenti vetëm mundet me shpërnda Kuvendin dhe me qu vendin në zgjedhje”.

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!