Opinion

VV-ja dhe vijat e kuqe

04/08/2020 15:29
nga:Faton Abdullahu

Shkruan: Faton Abdullahu

Konstatimi që ka bërë nënkryetari i LV-së z. Glauk Konjufca ‘se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti as me PDK-n’ është shumë kontravers, edhe shumë i rëndësishëm mirepo edhe hap shumë dilema e shtron shumë pyetje. Unë do t’i shpalos disa:

1) Së pari a është ky test/qëndrim i LV-së apo vetëm i z. Konjufca. Nëse është vetëm i z. Konjufca mund të thuhet se po flasim për fillet e një përçarje të re dhe të madhe në LV. Nëse është i përbashkët atëherë mund të jenë disa karakteristika :

a) Me këtë LV do të përpiqet që në një formë tjetër, duke e amortizuar trysninë, ta zvarris sa më shumë formimin e një qeverie të re dhe kështu ajo e vetme, duke e përdorur sidomos hezitimin e LDK-së në këtë kohë, të qeverisë deri në zgjedhjet e ardhshme.

b) Kjo është këndellje politike e LV-së e cila ka kuptuar se nuk mund të qeverisi vetë kurrë dhe se me patjetër duhet të zgjedhin partnerë edhe pse ai mund të jetë dikush të cilin duke e sulmuar pandershëm kanë menduar se kanë fituar vota të ndershme për ndryshime.

2) Që kjo të pranohet se është përnjëmend ndryshim në LV, duhet pritur larg më gjatë se kaq. Ndoshta kthimi në opozitë do të ishte maturim politik i cila i mungon sidomos Kryetarit të saj dhe disa ideologëve që janë majtist të shpeshtën me dimensione ekstremiste.

3) Kur LV-ja ka vendosur të udhëheq bashkë me LDK-në, nuk është e çuditshme që ka hequr vijat e kuqe përsëri me të gjithë të tjerët. LDK-ja për LV-n kohë të gjatë ka qenë si krejt të tjerat. Tani pasi u prish koalicioni, prapë LDK-ja sipas LV-së u bë e keqe.

4) Ndoshta me këtë qasje të z. Konjufca LV, po pretendon që të gjejë apo ta ngjallë tek partitë e tjera, fenomenin ‘Vjosa Osmani’. Gjasat i ka të vogla edhe pse sherri mund të jetë i madh.

5) Që LV ti bind partnerët e saj të ardhshëm (opozitën e tashme) se i ka hequr vijat e kuqe me ata, ajo duhet së pari t’i heq vijat e kuqe me SHBA-t. Të gjitha partitë e tjera në Kosovë i kanë vënë LV-së vija të kuqe në këtë segment Kjo u pa në përkrahjen me 82 vota ndaj mocionit në Kuvend.

02/05/2020 09:30

Abdullahu: Zhvendosja e fotos së presidentit, është anti-rugovizëm