Lajme

VV i përgjigjet kërkesës së Vjosa Osmanit

12/05/2019 17:35
nga:B. D

Gjatë ditës së sotme nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK është në pritje të ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) për takimin e radhës që duhet mbajtur këto dy parti për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, shkruan GazetaBlic.

Anëtarja e kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci, e kontaktuar nga GazetaBlic i është përgjigjur deklaratave të Osmanit.

Nagavci tha se VV është e gatshme kurdo që të ketë takime të tilla me LDK-në dhe kjo e fundit këtë e di shumë mirë.

Ajo tha se gjitha gjërat janë qartësuar mes VV-së dhe LDK-së në lidhje me kërkesat e tyre, ndërsa tani janë në pritje të takimit të radhës.

“Ne kemi qenë të gatshëm, edhe LDK këtë e di, gjitha gjërat që kemi pas për t’u dakorduar tani më janë bërë të qarta dhe presim që këto ditë të kemi takim me LDK-në”, tha ajo.

Nagavci tha se ende nuk është shqyrtuar se në cilën ditë do të ndodhë takimi, por tha se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.

“Nuk e kemi shqyrtuar ende për takimin se kur do të ndodhë sepse deklarata ishte gjatë ditës së sotme”, tha ajo për GazetaBlic.

Në lidhje me çështjen e postit të presidentit, tha se LDK-ja tashmë e ka të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me këtë temë, por mbetet të mësohet në takimin e ardhshëm se a do të jetë prapë temë diskutimi, apo do të ketë pajtim në këtë pikë.

“Në takim do të shikojmë se cilat janë kërkesat dhe ato do t’i shqyrtojmë”, shtoi Nagavci.

01/24/2020 11:28

Vetëvendosja e LDK-ja pritet të takohen gjatë kësaj jave