Lajme

VV humb primatin në Kuvend, LDK me grupin më të madh parlamentar

03/14/2018 16:13
nga:Q F

Ndarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës ta marr primatin e grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje, që kishte 32 deputetë, pjesa e pakënaqur që janë 13 deputetë, kanë bërë kërkesë për ndarje nga kjo parti, e që rrjedhimisht partia e Albin Kurtit mbetet me 19 deputetë.

E LDK-ja ka 27 deputetë momentalisht, me Mimoza Kusarin dhe Ilir Dedën që funksionojnë në kuadër të grupit parlamentar të kësaj partie.

Partia e Albin Kurtit do të renditet e treta, pas PDK-së që ka 23 deputetë aktualisht.

06/16/2018 22:02

Kallëzim penal ndaj Qeverisë për rritje pagash