Lajme

VV: Glauk Konjufca nuk dorëhiqet, takim Kurti – Mustafa nuk ka

01/24/2020 09:52
nga:Norë Kelmendi

Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë demantuar lajmin për dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, pasi presioneve dhe ofertës së fundit të LDK-së e cila ka afat kohor deri nesër, shkruan GazetaBlic.

Zyrtari për Informim i Lëvizjes Vetëvendosje, konfirmoi për GazetaBlic, se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit duke i quajtur lajmet e fundit si të pavërteta.

“Jo të pavërteta janë lajmet për dorëheqje, jo që nuk pritet të dal Konjufca pa asnjë qëndrim, por nuk ka dorëheqje”, tha Manxhuka.

Ndryshe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një oferte, i kanë dhënë Vetëvendosjes afat deri më 25 janar për të gjetur një zgjidhje e cila do të qonte në fromimin e qeverisë dhe ose në të kundërtën ata do të tërhiqen nga bashkëpunimi me VV-në.

LDK-ja ka kërkuar që Brenda në VV të shqyrtohet dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit të, duke e dorëzuar këtë post për LDK-në.

05/28/2020 22:13

Konjufca: Po presim edhe mendimin e Komisionit të Venecias për dekretin e presidentit