Lajme

VV e PDK i vazhdojnë edhe nesër negocitat për bashkëqeverisje: Pozita që ende po e mban “pezull” marrëveshjen!

01/04/2022 23:51
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje do t’i vazhdojnë negociatat edhe nesër.

Kështu e ka konfirmuar për Gazeta Blic kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.

Edhe pse në takimin e zhvilluar sonte ndërmjet kryetarit të ri të Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetarit të PDK-së, Riad Rashiti janë përafruar për ndarjen e pushtetit, ky i fundit tha se ende s’e kanë kryer marrëveshjen.

“Jo ende nuk kemi marrëveshje. Nesër kemi vazhdim të bisedimeve me VV”, ka theksuar Rashiti për Gazeta Blic.

Gazeta Blic para pak orësh raportoi për takimin e zhvilluar ndërmjet VV-së e PDK-së në Gjilan.

Sipas burimeve, VV e PDK janë dakorduar në disa pika.

Ende mbetet e paqartë pozita e kryesuesit- e cila edhe e ka shtyer marrëveshjen PDK- VV

”PDK po e kërkon kryesuesin dhe katër drejtori, por VV po pajtohet që t’ia jap drejtoritë e kërkuara, vetëm që në vend të kryesuesit, t’ia jap nënkryetarin”, tha ky burim.

Ndërkohë, Rashiti i PDK-së i ka thënë Blicit se ata po këtkojnë kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe 4 drejtori.

Rashiti derisa e ka konfirmuar takimin e sontëm me VV-në, nuk ka dashur të jap detaje se përse u shtye për nesër marrëveshja.

“Nesër mund të përgjigjem në të gjitha ato pika, në mëngjes e kemi takimin tjetër me VV”, tha ai.

Nga Vetëvendosje nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

Në linkun në vijim e gjeni raportimin e Gazeta Blic, para pak orësh:

Në këto momente po ndodh takimi || VV e PDK afër arritjes së koalicionit: Kështu pritet të ndahet “torta e pushtetit”