Lajme

“VV e LDK nuk e votuan Ligjin për Paga. Tash në vend se ta përgëzojnë Kushtetuesen, ata po e akuzojnë”

12/13/2019 00:40
nga:Gazeta Blic

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka kritikuar Vetëvendosjen e LDK-në pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimit e Ligjit për Paga.

Ai ka shkruar se dy partitë në fjalë nuk e kanë votuar ligjin, prandaj shton ai, në vend se të përgëzohet Gjykata Kushetetuese, ajo po akuzohet.

Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë:

Ligjin per paga nuk e kane votuar as VV- ja e as LDK-ja, ka kaluar pa votat e tyre.

Tani n’vend se ta urojne gjykaten kushtetuese per pezullimin e ligjit, zyrtare te ketyre partive po e akuzojne si institucion te ndikuar politikisht dhe vendimin e saj po e trajtojne si tendence ne favor te nxitjes se trazirave e kunder formimit te qeverise se re.

VV-ja dhe LDK-ja, duhet ta kuptojne se s’jane opozite edhe deshtimi i marreveshjes per koalicion qeverises eshte faj edhe pergjegjesi e tyre.

01/30/2020 19:48

“Nëse nuk merret vesh me LDK-në, Kurti të formojë qeverinë e pakicës”