Lajme

VV e LDK e ”bllokojnë” Ekipin Ngociator

03/14/2019 18:45
nga:A. R.

Ekipi Negociator i Kosovës që nga nesër mund të mos ndërrrmarë asnjë veprim në lidhje me dialogun me Serbinë, dhe as të zhvillojë asnjë takim.

E gjithë kjo, nëse Gjykata Kushtetuese miraton kërkesën për masë të përkohshme ndaj Ekipit Negociator, me ç’rast Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhje Demokratike e Kosovës pritet që të premten në këtë instancë gjyqësore, të dërgojnë Ligjin për Dialogun.

Këtë ia ka konfirmuar Gazetës Blic, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Pas dërgimit në Kushteteuse, kontestimi juridik i tij, delegacioni nuk guxon ta marr asnjë veprim sepse të gjitha kompetencat e këtij delegacioni, që për ne është antikushtetus dhe pretendon ti mveshet edhe Kuvendit edhe Qeverisë, nuk guxon të marr asnjë veprim derisa Gjykata të vendos, sepse ne kemi kërkuar poashtu masë të përkohshme nga Gykata kushtetuese” ka thënë Haxhiu.

Albulena Haxhiu, VV

Ajo ka treguar gjithashtu se sapo e kanë finalizuar draftin dhe se nësër do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuse.

“Ne nesër do ta dërgojmë në Kushtetuse, së bashku me LDK. Ne e kemi kontestuar komplet projektligjin.Nësër do njoftoheni me të gjitha detajet. Ne sapo kemi fianlizuar draftin, na kan mbetur vetëm edhe disa çështje teknike” është shprehur ajo.

Haxhiu ka thënë se ka shumë nene që bien ndesh me kushtetutën.

“Ka shumë nene që bien ndesh me kushtetuten dhe ne kemi pasur kemi pasur bazë të fortë.
Ne duhemi me pas parasysh që e kundërshtojmë edhe në aspektin politik, përfshirë rezolutën, platformën dhe projektligjin për dialogun” ka thënë Haxhiu.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Kosovës në procesin e dialogut në raport me Serbinë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 61 vota për këtë ligj, ndonëse në sallë në momentin e votimit të pranishëm kanë qenë 91 sish.

Atë e kanë kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

/GazetaBlic/

 

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës