Lajme

VV e bindur në peticionin për zgjedhje: Këtë javë do ta kaloj numrin 200 mijë

06/08/2020 18:48
nga:E Sh

Lëvizja Vetëvendosje, pret 200 mijë nënshkrues këtë javë për peticionin përmes së cilit po kërkohet zgjedhje të reja.

Përmes një postimi në Facebook, VV-ja ka paraqitur vizitat e kreut të saj, Albin Kurti, bërë pikave ku po mblidhen nënshkrimet, duke thënë se deri më tash peticionin e kanë nënshkruar 150 mijë qytetarë.

“Nënshkrimi i peticionit po vazhdon nëpër të gjitha qytetet. Mbrëmë kaloi numrin 150 mijë dhe besojmë se këtë javë do ta kalojë numrin 200 mijë. Qytetarët janë të bindur se e vetmja mënyrë për ta rikthyer një qeverisje legjitime në vend është përmes zgjedhjeve të lira që duhet të organizohen sa më parë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV-ja po bënë dy peticione njëherësh, një online dhe një duke mbledhur nënshkrimet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

VV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e ka quajtur jolegjitime Qeverinë Hoti, e cila u votua në Kuvend pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Sot, Kryetari Albin Kurti vizitoi disa prej pikave ku po nënshkruhet peticioni në Prishtinë. Së bashku me disa…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Lundi 8 juin 2020

08/06/2020 13:37

Demhasaj: Ekziston mundësia që AAK-ja, NISMA e PDK-ja ta votojnë mocionin për rrëzimin e Hotit!