Lajme

“VV dhe LDK ia humbën kuptimin ‘Koalicionit të Shpresës’, kërkuan më shumë sesa iu dhanë qytetarët”

01/27/2020 17:40
nga:B. D

Analisti politik, Faton Abduallahu, thotë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK, kanë zhgënjyer qytetarët që e shihnin me simpati ‘Koalicionin e Shpresës’. Ai thotë se gjërat mes dy partive u ‘stërkeqën’ kur të dyja partitë kërkuan në bisedime më shumë sesa iu ka dhënë qytetari.

“Është jo fer ndaj qytetarëve të Kosovës, sidomos ata që e kanë quajtur ‘koalicioni i shpresës’. Këto ditë apo këta muaj kanë krijuar zhgënjim, ka lindur një brengë, çka ndodhi, cilët ishin ata faktorë që e stërkeqën në këtë masë situatën që çka ndodhi që ata nuk u pajtuan, çka ndodhi. Është vështirë të thuhet kush gaboi më shumë, si duket të dyja, kërkuan të marrin diçka më shumë sesa iu ka dhënë qytetari. Pse kërkuan, e kam fjalën për të dyja dhe nuk po bëj dallim por si duket kërkuan të marrin më shumë ngaqë mosbesimin që kanë ndaj njëra tjetrës menduan të marrin diçka më shumë në tavolinë prandaj si duket është stërkequr deri këtu”, tha Abduallahu në RTK.

03/24/2020 07:48

Sot shqyrtohet mocioni i LDK’së