Lajme

“VV dhe LDK duhet të kthehen tek parimi i ndarjes së pushtetit, tê dakorduar para takimit të parë zyrtar”

12/14/2019 22:11
nga:Gazeta Blic

VV dhe LDK duhet të kthehen tek parimi i ndarjes së pushtetit, tê dakorduar para takimit të parë zyrtar.

Kështu vlerëson analisti politik, Astrit Gashi përmes një statusi në Facebook.

Ai u ka rekomanduar liderëve të dy partive që mos t’i dëgjojnë shumë edhe zyrtrët partiak, që kanë kërkesa maksimaliste.

Shënimi i plotë:

VV dhe LDK duhet te kthehen te parimet e ndarja e pushtetit te dakorduara para takimit te pare zyrtar, te se henes, kur e befasuan me kerkesa e me qendrime njeri- tjetrin, ndryshe nuk do te arrijne marreveshje.

Dakordimi i atehershem mes Ises e Albinit parashihte qe LDK te merrte presidentin dhe KP, ndersa ministrite te ndaheshin 5 me 5 ne fillim, por qe ne momentin e zgjedhjes se presidentit LDK ta kthente nje ministri tek VV. LDK duhet te heqe dore nga befasia e se henes, kur e kerkoi Ministrine e Brendshme, e qe nuk ishte pjese e asnje diskutimi apo dakordimi te mehershem.

Edhe Isa edhe Albini, duhet te i ndegjojne me pak ose te nxisin me pak zyrtare te partise se tyre, qe te bejne kerkesa maksimaliste per te rritur pazare, sepse ato po krijojne e thellojne hendeqe mes paleve te cilat lehte mund te behen te pariparueshme.

Tashti kjo marreveshje sigurisht se nuk eshte ma e mira per cilendo pale, por me gjase eshte e vetmja e mundshme.

Nga mosarritja e saj, njera parti mund te fajesohet me shume e tjetra me pak (ose fare), por ne nje periudhe afatmesme demtimi do te jete i dyanshem!

Mos te flasim per ndjesine e hidhur qe krijohet tek 52 perqind e qytetareve qe kerkuan kete ndryshim e kete koalicion.

01/28/2020 16:43

Mustafa flet para takimit me Kurtin