Lajme

VV dërgon në Kushtetuese votimin e Etem Arifit për Qeverinë Hoti

06/11/2020 16:02
nga:E Sh

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputeti Etem Arifi, për Qeverinë Hoti, në Gjykatën Kushtetuese. 

“Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg.

Me provat që dëshmojnë qartazi se z. Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit, sot, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi, i cili e bën të pavlefshëm dhe jokushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës”.

Më 3 qershor në seancën e Kuvendit të Republikës në të cilën u votua Qeveria ilegale dhe kundër vullnetit të votuesve,…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Jeudi 11 juin 2020

04/20/2018 22:49

Ky deputet dënohet me dy vjet burgim