Vushtrria është rikthyer te fitoret në Ligën e Parë, pasi ka mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat të pastër 2-0.
Drilon Fazliu dhe Urim Statovci i shënuan golat për skuadrën e udhëhequr nga Armend Dallku.
E këtë fitore Vushtrria ia ka dedikuar yllit të saj Erjon Morinës, me futbollistin që po lufton me një sëmundje të rëndë dhe gjendja e tij nuk është e mirë.
“Këtë fitore ia dedikojmë Erjon Morinës po ashtu klubi i dëshiron shërim të shpejtë dhe të kthehet edhe më i fortë”, thuhet në njoftimin e klubit vushtrrias.