Lajme

Vulin për vizitën e Grenell: Pres që t’i dëgjojmë pikëpamjet e Amerikës

10/09/2019 15:34
nga:B. D

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, me rastin e vizitës në Kosovë të emisarit special të Amerikës për dialogun, Richard Grenell, thotë se ai pret që të dëgjojë pikëpamjet e SHBA-së.

Ai thekson se këto pikëpamje janë shumë të rëndësishme për Serbinë.

Sipas Vulin është gjithashtu e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë që Serbia siç tha ai “ka bërë çmos për të arritur dialogun, që të vazhdojë në mënyrën më të mirë dhe , për dialog nevojiten të paktën dy palë”.

I dërguari i Donald Trumpit për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell, në Kosovë takimin e parë në Kosovë e ka zhvilluar me presidentin, Hashim Thaçi.

Më pas, ai u takua me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti – që sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ-ja del se është fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Takimi mes Grenell dhe Kurtit është mbajtur në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, por nuk ka pasë prononcime për media, transmeton Klan Kosova.

Grenell do t’i takojë, veç e veç, edhe liderët e tjerë partiakë.