Lajme

Vulin i reagon ashpër Thaçit: Nëse mendon ta aneksosh Preshevën, të pret një zgjim mizor

05/22/2020 15:10
nga:A. R.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës i cili ka thënë se ëndrra e tij është që komunat e jugut të Serbisë – Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

“Thaçi nuk ëndërron, ai flet jerm. Një kriminel i padënuar i luftës gjithmonë ëndërron të përsërisë krimet e tij. Nëse këto janë ëndrrat e tij, atë e pret një zgjim mizor”. Kështu ka komentuar ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vullin, për deklaratën e presidentit të Kosovës, i cili tha se ëndrra e tij është që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të bashkohen me Kosovën, por pa rrezikuar integritetin territorial të Kosovës.