Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për situatën e djeshme në veri të vendit.
“Ne kurrë nuk kemi parë një frikacak të tillë të papërgjegjshëm. Ne negociuam me Haradinajn, Thaçin dhe një numër udhëheqës të tjerë. Ata treguan disa gjurmë të përgjegjësisë elementare. Kurtit nuk i intereson as për shqiptarët as për serbët. Dje mund të ishin vrarë edhe policët shqiptarë, por edhe qytetarë serb, e ai s’është i interesuar për këtë. Albin Kurti dhe ata që e mbështesin atë janë përgjegjës për gjithçka që po ndodh atje”, tha Vulin.
Vulin poashtu deklaroi se dje ishte një ditë e vështirë.
Ministri serb theksoi se nuk ishte i befasuar nga deklarimet e djeshme, por që sipas tij disi duhej të arsyetoheshin veprimet e djeshme.
“Ata arsyetojnë atë çfarë ndodhi kinse me një operacion kundër kontrabandës”, shtoi ai.
Gjatë ditës së djeshme në veri të vendit është realizuar një operacion i gjerë policorë në luftim të kontrabandës me mallra. Operacioni pati disa incidente të shkaktuara nga serbët , të cilët nuk hezituan të gjuanin me gurë, të hidhnin bombola gazi e deri tek të shtënat me armë.