Lajme

Vuçiqit e Hashim Thaçit u vjen një mbështetje për shkëmbime territoresh!

08/10/2018 11:45
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se përkrah idenë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për rishikimin e kufijve me Kosovën, duke vlerësuar si mundësinë e vetme të mundshme për zgjidhjen e problemit, shkruajnë mediat serbe.

“Idenë e rishikimit të kufijve e përkrahi tash e dhjetë vite, dhe mendoj se është mundësia e vetme e mundshme dhe e shpejtë që mund ta zgjidh këtë problem akut”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai ka pranuar se është ende herët të flitet nëse mund të vjen deri te një zgjidhje e tillë.

Ndërkaq, Daçiq beson se me ardhjen e administratës së re në krye të Shtëpisë së Bardhë, pozicioni i SHBA-ve karshi Kosovës ka ndryshuar.