Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para disa ditësh përmendi ndërtimin i rrugës Mitrovicë – Jarinje, që sipas tij do të jetë një pasqyrë, “e jo diçka që do t’i bënte me turp serbët nga gropat e shumta”.
Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt të madh dhe një rrugë të rëndësishme, për të cilin paratë janë ndarë nga Qeveria e Serbisë.
“Duhet të lidhë Mitrovicën Veriore me pjesën më të madhe të serbëve të “Kosovës dhe Metohisë”, të gjithë serbët e “Metohisë” (Dukagjinit), dhe serbët e Kosovës, së paku, të them kështu, na Prilluzhja, Plemetini, Babinmosti, pra nga gjithë ajo pjesë në mes të Mitrovicës, nëpër Vushtrri e Obiliq, deri në Prishtinë”, është deklaruar Vuçiq.
Deri tash, nga Qeveria e Kosovës, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit e drejtuar nga Albin Kurti, nuk ka folur gjatë për këtë temë.
InDoks ka tentuar që të intervistojë zyrtarë në Kabinetin e Kryeministrit Kurti, por edhe persona përgjegjës në Ministrinë e Infrastrukturës, por të dyja këto institucione kanë refuzuar që të flasin para kamerës.
Krejt çka Zëdhënësi i Qeverisë ka dërguar si përgjigje, është një koment që e ka bërë edhe më herët.
“Rruga Jarinjë-Mitrovicë është rrugë rajonale në Republikën e Kosovës. Përkujdesja ndaj saj është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sikurse edhe të gjitha rrugët tjera rajonale brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne tashmë jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe nevojës potenciale për investime në atë rrugë. Deklarimet e tilla nga Qeveria e Serbisë janë të pamatura, dhe çdo veprim i eventual në këtë drejtim është papranueshëm për Republikën e Kosovës”. Ky është komenti i vetëm që Qeveria kosovare ka dhënë për një nismë të Serbisë, për të cilën Presidenti Vuçiq ka dhënë edhe afate se kur ajo sivjet do të fillojë”, kanë thënë nga Zyra e Kryeministrit për InDoks.
LEXO EDHE: