Lajme

Vuçiq “trishtohet” nga shqiptarët në Bruksel, i bërtasin nga ndërtesat!

11/08/2018 22:59
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vënë në siklet derisa jepte një intervistë për një medium nga Beogradi, pas dialogut që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Feredica Mogherini në Bruksel.

Televizioni Publik i Serbisë (RTS) pretendon se presidenti i tyre është sulmuar verbalisht nga disa shqiptarë që jetojnë në Belgjikë, transmeton Indeksonline

Në videon e publikuar shihet ‘frika’ e Vuçiqit kur dëgjon brohoritjet nga ndërtesa.

“Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, u shpreh ai.

Pamja nga min. 12:45.