Lajme

Vuçiq: S’pres ndryshime të lehta dhe të mëdha në marrëdhëniet me Kosovën pas ardhjes së Trumpit

12/14/2024 11:17
nga:Sh R

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe për pritjet e tij në raport me qasjen që do të ketë administrata e re në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vucic ka thënë se s’pret ndonjë ndryshim të madh sa i përket raportit Kosovë-Serbi, ndërkohë ka shtuar se s’pret ndryshime të lehta.

“Nuk po them ndryshime të mëdha në lidhje me marrëdhëniet tona me Prishtinën.Nuk pres ndryshime të lehta dhe nuk pres ndryshime të mëdha”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Vuçiq ka deklaruar se pret ndryshime të mëdha në aspekte të tjera, përkatësisht në “strukturimin e vlerave në botë”.