Lajme

Vuçiq shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës në luftimin e koronavirusit

04/06/2020 11:03
nga:E Sh

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi është i vendosur të ndihmojë serbët në Kosovë në luftimin e koronavirusit.

Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në luftën ndaj pandemisë.

Sipas presidencës serbe, Vuçiq shprehu shqetësimin për përhapjen e infeksionit në Kosovë në një bisedë telefonike me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

“Presidenti Vuçiq ka thënë se është i shqetësuar me përhapjen e infeksionit në Kosovë. Ai ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë komunitetit serb në Kosovë, por edhe të bashkëpunojë me shqiptarët në kuadër të ndalimit të përhapjes së Covid-19”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Serbisë të hënën.

Vuçiq dhe Tanin gjithashtu diskutuan situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë me rastin e seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të KB kushtuar raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të KB për punën e UNMIK-ut, që do të mbahet përmes video- konferencës gjatë këtij muaji.

04/05/2020 10:02

Sekretari i EFJ-së: Vuçiq e Thaçi po përdorin krizën me koronavirus për të nxitur tensione në veri