Lajme

Vuçiq: Shërbimet sekrete e ndalën korrigjimin e kufijve, tash Kosova do të jetë sovrane në krejt territorin e saj

05/05/2019 13:48
nga:A. R.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të dielën, disa dite pas Samitit të Berlinit për të dërguar një porosi. Ai këtë e ka bërë në stilin e tij.

Fillimisht ka lajmëruar se në Serbi do të shkojë një investitor perëndimor në fushen e “Hi -Tech” ku ka thënë se do të punojnë njerëzit më të shkolluar të Serbisë.

Pastaj në intervistën për Televizionin Pink ka folur edhe për Kosovën duke thënë se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore.

“Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiq.

” Cila ëshre zgjidhja tash, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin” ka thënë Vuçiq.

Si zakonisht ai ka vazhduar përplasjet me opozitën në Serbi duke i goditur ata për faktin që e kanë penguar të “nxjerrë diçka pët popullin e saj”

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës