Lajme

Vuçiq: Serbia e gatshme për vazhdimin e dialogut, pasi Kosova ta heq taksën

02/11/2019 15:46
nga:M H

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori gjerman, Thomas Schieb, gjatë një takimi që kanë pasur sot kanë biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe të të dyja vendeve, situatën në Ballkanin Perëndimor, sidomos për Beogradin dhe Prishtinës.

Në takim, siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq i ka shprehur brengën diplomatit gjerman për “pasojat që taksa ka në marrëdhëniet dhe në stabilitetin e rajonit”.

Ai njëherit ka shfaqur gatishmërinë e Serbisë që dialogu të vazhdojë pasi që Kosova ta heqë taksën.

Ambasador Shib tha se Gjermania fuqimisht përkrah dialogun e Beogradit dhe Prishtinës dhe shprehu shpresën se do të krijojnë kushte për vazhdimin e tij./klankosova.tv/.